← Blog
TVSH-ja për freelancer-at: çka duhet me dit para faturës së parë

TVSH-ja për freelancer-at: çka duhet me dit para faturës së parë

Postuar më · 5 min lexim
tatime freelancer TVSH

TVSH-ja për freelancer-at në Kosovë: çka duhet me dit para faturës së parë

Punon si dizajner, programer, marker, shkrimtar, konsulent apo ofron shërbime online si freelancer? Nëse ke fillu me fitu të ardhura nga puna jote ose planifikon me fillu, është me rënësi me i kuptu disa rregulla bazë të TVSH-së në Kosovë para se ta lëshosh faturën e parë.

Shumë freelancer-a në Kosovë punojnë me klientë vendorë apo ndërkombëtarë dhe shpesh nuk e dinë kur lind obligimi për TVSH, si funksionon deklarimi apo çka duhet me përfshi në faturë.

Kjo faqe ofron një përmbledhje praktike për freelancer-at, me shembuj konkret të llogaritjes, afateve dhe detyrimeve kryesore.

Çka është TVSH-ja dhe pse duhet me të interesu?

TVSH-ja (taksa mbi vlerën e shtuar) është një taksë indirekte që zbatohet në çdo fazë të zinxhirit të furnizimit të mallrave dhe shërbimeve. Kur je i regjistruar si deklarues TVSH-je, e mbledh taksën nga klientët dhe e dorëzon shtetit.

Kur je i obliguar me u regjistru për TVSH në Kosovë?

Në Kosovë, bizneset dhe freelancer-at janë të detyruar të regjistrohen për TVSH kur qarkullimi vjetor kalon pragun prej 30,000 €.

Sa është TVSH-ja në Kosovë?

Norma standarde e TVSH-së në Kosovë është 18%, ndërsa norma e reduktuar është 8%.

Si funksionon zbritja e TVSH-së?

Si deklarues TVSH-je, ke të drejtën të zbritësh TVSH-në e paguar në blerje dhe shpenzime.